F.B.
Kuvendi nesër mban debat parlamentar për ngritjen e koeficientit të pagave.
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme.
Në një njoftim të dërguar për media thuhet se seanca do të fillojë nga ora 12:00.
Në rendin e ditës do të jetë debati parlamentar mbi nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.