Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta shpallë të pavlefshëm në tërësinë e tij, Ligjin për Ndryshimin dhe Plotesimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Megjithatë, me këtë vendim, Kushtetuesja refuzon kërkesën për masën e përkohshme të kërkuar nga parashtruesit e ankesës.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese pason shqyrtimin e kërkesave të deputetëve të PDK-së e LDK-së, të cilat Kushtetuesja në këtë rast i ka bashkuar në një rast të vetëm meqë kishin për objekti shqyrtimi çështjen e njejtë.