Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka uruar CDU/CSU për fitoren në zgjedhjet federale në Gjermani.
Kurti ka shkruar në platformën X se Kosova dhe populli saj presin me padurim vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, teksa ka uruar edhe specifikisht Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelar i ardhshëm.
“Urime Friedrich Merz dhe CDU/CSU për fitoren e zgjedhjeve federale gjermane. Kosova dhe populli i saj presin me padurim vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit tonë”, ka shkruar Kurti.