Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, uroi Recep Tayyip Erdogan, presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet e sotme presidenciale.
Kurti, shkroi në Twitter, se mezi pret të thellojë edhe më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik mes Kosovës dhe Turqisë.
“Urimet e mia të sinqerta për presidentin Recep Tayyip Erdogan, për rizgjedhjen e tij të suksesshme presidenciale. Mezi pres të thellojmë më tej bashkëpunimin dypalësh strategjik mes Kosovës dhe Turqisë”, shkroi Kurti.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të dielën se populli turk i ka dhënë atij përgjegjësinë për të qeverisur në pesë vjetët e ardhshme, duke shpallur fitoren në rundin e balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.