F.B.
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti mbledhjen e radhës të ekzekutivit e ka nisur duke iu uruar mirëseardhje ministrit të ri të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Më pas Kurti ka folur për personat me vepra kriminale e që lihen të lirë. Tha se drejtësia jonë vazhdon të jetë jo efikase dhe e ngadaltë.
Sipas Kurtit nuk mungojnë edhe rastet më ekstreme tash të njohura edhe për publikun nga dënimi me burgim të përjetshtëm e që instanca e fundit e drejtësisë, Gjykata e Apelit i ka ulur liruar.
Ka përmendur dënimin e Dardan Krivaqës, i cili privoi nga jeta Marigona Osmanin, duke thënë se u desht një shoqëri e një popull i tërë të reagojë që të dënohet ky krim.
Për besimin në institucionet e drejtësisë, kryeministri theksoi se niveli i besimit i qytetarëve vazhdon të jetë ndër më të ultit në krahasim me institucionet tjera. Shtoi se për këtë arsye reforma është domosdoshmëri e Vetingu është zgjidhje.
Kurti falënderoi deputetët evropian për letrën drejtuar SHBA-së e BE-së, të cilët kanë bërë thirrje për një qasje më të ashpër ndaj Serbisë.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës në mesin e 12 pikave në rend të ditës, pritet të miratoi Projek-udhëzimin Administrativ për masat e duhura parandaluese dhe mbrojtëse për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klubet e natës dhe hapësira të tjera të ngjashme.