E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kurti tha se Greqia është më afër njohjes së Kosovës, reagon Athina

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Greqia është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës, duke bërë lëvizjen e parë në këtë drejtim në mesin e pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e njohin, por Athina i tha EURACTIV se asgjë nuk ka ndryshuar.

Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe Qipro nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008 pas luftës së viteve 1998-1999 me Serbinë.

Duke folur në televizionin polak të dielën, Kurti tha: “Ne kemi punuar shumë në aspektin diplomatik që ata t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është në ballë të këtyre vendeve, e cila është më afër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Këtë e tregon edhe statusi i zyrës sonë në Athinë”.

Greqia ka një Zyrë Ndërlidhëse të akredituar nga UNMIK-u në Prishtinë dhe një Zyrë për Çështje Ekonomike dhe Tregtare të Kosovës. Athina njeh gjithashtu pasaportat e lëshuara nga Kosova.

Por i pyetur nga EURACTIV në lidhje me deklaratën e Kurtit, një burim i qeverisë greke komentoi: “Qëndrimi grek ka mbetur i pandryshuar”.

Prej disa muajsh raportohet se Greqia mund të jetë e para që do ta njohë Kosovën. Në mars të këtij viti, ministri i Jashtëm i atëhershëm grek, Nikos Dendias, vizitoi Kosovën për të gjashtën herë, duke u takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Në një deklaratë, kreu i shtetit vlerësoi përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për liberalizimin e vizave dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Megjithatë, kur Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Europës, organin e të drejtave të njeriut me bazë në Strasburg, hapi i parë i procesit të aplikimit mori 33 nga 46 vota pro, me Greqinë abstenuese nga votimi.

Në intervistën e tij për mediat polake, Kurti tha se Kosova i përmbush vlerat, standardet dhe parimet e bllokut dhe se “na duhet ndihma e vendeve që na kanë njohur për t’u njohur nga vendet që nuk na njohin”.

TË NGJASHME

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2025-09-10
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Next Post
Hamiti i LDK-së: Edhe një huqje diplomatike e Kurtit, provokoi pa nevojë demantin e Greqisë për njohje

Related Post

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

2023-04-21
Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

2023-09-20
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

2023-12-30

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2 ORË MË PARË
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

5 ORË MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

5 ORË MË PARË
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

6 ORË MË PARË
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

10 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2 DITË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL