F.B.
Kryeministri Albin Kurti takoi mbrëmë raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
“Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit”, njofton zyra e kryeministrisë.
Sipas komunikatës, Kurti ka falënderuar Cramon për liberalizimin e vizave.
“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik. Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian”, njofton kryeministria.