Sot në Pragë, kryeministri Albin Kurti i dorëzon edhe zyrtarisht aplikimin e Kosovës për BE, Presidences Çeke të BE-së. Sipas agjendës, kryeministri i Republikës së Kosovës me delegacionin, do të pritet në zyrën e Republikës Çeke nga ministri për Çështje Evropiane, ndërkaq pas takimit do të ketë konferencë për media.
Ndryshe dje krerët e shtetit presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Krerët e shtetit e kanë vlerësuar si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kahmotshme të popullit të Kosovës.