F.B.
Kryeministri Albin Kurti i ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me përfaqësues nga USAID-i dhe Oda Amerikane.
Kurti tha se kanë diskutuar për mundësitë dhe sfidat e të bërit biznes në Kosovë.
“Ne diskutuam për mundësitë dhe sfidat e të bërit biznes në Kosovë dhe mënyrat se si mund të ndërtojmë një partneritet më të fortë publiko-privat”, shkroi Kurti në Twitter.
“Ne presim shumë biseda të frytshme”, shtoi ai.