Presidentja e Komisionit Europian ka pritur gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë pune sot në Bruksel.
Faqja zyrtare e BE-së ka publikuar fotografinë e përbashkët të tyre dhe disa nga pritja që von der Leyen iu bëri liderëve ballkanikë.
Për këtë shkroi edhe vetë von der Leyen në një postim në X ku tha se gjashtë vendet i takojnë Europës dhe se për këtë po punojnë.
“Sot prita liderët e gjashtë [vendeve] partnere të Ballkanit Perëndimor. Të gjashtë vendet i përkasin Europës. Kjo është për çfarë po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, ka shkruar ajo.