E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kurti për planin franko-gjerman: Serbia e refuzoi, ne e konsideruam bazë të mirë

3 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me planin franko-gjerman ka theksuar sërish se Serbia e ka refuzuar atë, ndërsa Kosova e ka konsideruar si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme.

Këto deklarata Kurti i bëri pas takimit me kryetarët e komunave.

“Planin e BE-së, i mbështetur nga Franca dhe Gjermania, ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit Nacional të Sigurisë në Beograd, i mbajtur më 27 tetor 2022, me vendim unanim”, ka deklaruar Kurti.

Sipas Kurtit, ajo që duhet të ndodhë për këtë marrëveshje është që të ketë trysni mbi Beogradin nga BE-ja.

ADVERTISEMENT

Kreu i ekzekutivit ka thënë se vizita e këshilltarit të lartë të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet, në Kosovë po vjen në një moment të rëndësishëm, ku afrohet edhe njëvjetori i luftës në Ukrainë, ku sipas tij Serbia jo vetëm që nuk e ka dënuar agresionin rus, por ka bërë tri marrëveshje të rëndësishme me Federatën Ruse.

“Vizita e Cholletit ndodh në një moment të rëndësishëm, ku ngadalë po afrohemi në njëvjetorin e luftës në Ukrainë. Fqinji ynë verior Serbia jo vetëm që nuk e dënoi agresionin rus, përkundrazi i ka bërë tri marrëveshje të rëndësishme me Federatën Ruse. SHBA-ja është edhe partner dhe aleat, andaj ne do të bashkëpunojmë ngushtë”, ka vijuar Kurti.

Ndër të tjera, ai ka thënë se përderisa kemi një Serbi abnormale në pah, qëllimi i Kosovës është që të normalizohen raportet me Serbinë, duke pasur në fokus marrëveshjen finale ligjërisht të obligueshme, që ka në qendër njohjen reciproke.

“Kemi një Serbi abnormale, planin e BE-së me mbështetje nga Franca e Gjermania e kemi konsideruar si bazë të mirë për diskutime, ndërkohë që Serbia e ka refuzuar atë. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të bëhen me një marrëveshje me njohjen reciproke në qendër. Njohjen reciproke e ka kërkuar edhe kancelari gjerman”. /RTVD

TË NGJASHME

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

2025-09-11
Next Post
Arrestohen dy mjekë në Vushtri, dyshohen për marrje ryshfeti

Arrestohen dy mjekë në Vushtri, dyshohen për marrje ryshfeti

Related Post

Bayerni e zyrtarizon Laimerin

Bayerni e zyrtarizon Laimerin

2023-06-09
Hajdari: Mbi 720 milionë euro investime direkte gjatë vitit të kaluar

Hajdari: Mbi 720 milionë euro investime direkte gjatë vitit të kaluar

2023-04-22
Deputeti gjerman i kërkon sqarime KE-së: Kosova aplikoi 8 muaj më parë, asgjë nuk ndodhi deri tani

Deputeti gjerman i kërkon sqarime KE-së: Kosova aplikoi 8 muaj më parë, asgjë nuk ndodhi deri tani

2023-01-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

7 minutes MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

11 minutes MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 ORË MË PARË
Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

18 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

1 DITE MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 DITE MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2 DITË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2 DITË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL