E Shtunë, Shtator 6, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kurti mori pjesë në ndarjen e çmimeve të festivalit “Art Without Limit”

2 years MË PARË
in Kulturë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në ndarjen e çmimeve të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Art Without Limit”, Edicioni i 4-të.

Ky festival është mbajtur pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, për ta shënuar atë me rrëfimet e tyre frymëzuese dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bëhet e ditur se me këtë rast, kryeministri Kurti ka veçuar kategorinë e filmave të shkurtër, që përcjellin mesazhin “Edhe t’i mund t’ia dalësh”. Ai tha se ndihet i gëzuar që mes figurave të suksesshme, të sheh emrin e Elion Palojes, i cili me interpretimin e mahnitshëm në piano, i ka mbetur në kujtesë nga prilli i vitit të kaluar, derisa tani, nëpërmjet filmit, audienca më të gjera do të mund të njihen me artin e tij, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

“Nëpërmjet artit të shtatë, shoqëria do të njeh dhe çmojë mënyrat e panumërta me të cilat personat me nevoja të veçanta kontribuojnë në shoqëri. Të gjithëve do të na mësojnë më shumë për jetën nëpërmjet vetë jetës së tyre, gazetarja profesionale në Radio Kosovë, Lume Berisha; kampioni i notit nga Tirana, Gersi Troka; kampionja në gara me makina, teniserja dhe gjyqtarja profesionale e tenisit Samire Jupolli; sikurse edhe basketbollisti ynë Egzon Vatovci”, tha kryeministri Kurti.

Me këtë rast kryeministri tha se në shtator ishte në ceremoninë e Lojërave Paralimpike “Kosova 2023”, që këtë vit përfshijnë 13 disiplina sportive, teksa përmendi faktin se është shtuar shumëfish mbështetja financiare për Komitetin Paralimpik të Kosovës, nga 15 mijë euro sa ishte deri në vitin 2020, në 100 mijë euro tani, ndërkohë që po përgatitet një mbështetje të veçantë për pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Paris 2024, që do të jetë e para në histori.

ADVERTISEMENT

“Derisa e festojmë sonte dhe e nderojmë diversitetin së bashku, duke nderuar njerëzit me nevoja të veҫanta, ata duhet t’i nderojmë çdo ditë në ndërveprimin tonë, në komunikimin tonë, që t’ua shtojmë ndjenjën e përkatësisë, e t’ua mundësojmë jetën me dinjitet. Garantimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut përveҫse çështje thelbësore në vetvete, është edhe shtytëse për shoqëri më të suksesshme”, tha kryeministri Kurti.

TË NGJASHME

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë

2025-06-14
QKK shpall konkurs për mbështetje filmash

QKK shpall konkurs për mbështetje filmash

2025-05-23
Dalin në shitje biletat për Festivalin ‘Sunny Hill’

Dalin në shitje biletat për Festivalin ‘Sunny Hill’

2025-04-07
Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

2025-04-03
Next Post
Osmani takon presidentin e Bullgarisë, e fton për vizitë në Kosovë

Osmani takon presidentin e Bullgarisë, e fton për vizitë në Kosovë

Related Post

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

2023-05-14
Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

2023-10-13
Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

2024-08-20

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2 DITË MË PARË
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2 DITË MË PARË
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2 DITË MË PARË
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2 DITË MË PARË
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

2 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

2 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

2 DITË MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

2 DITË MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

3 DITË MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL