Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë për këtë vit ka thënë se edhe këtë vit duhet të jemi në garë me veten.
“Angazhimi dhe rezultatet e vitit 2022 duhet të jenë minimumi i angazhimit dhe rezultateve të vitit 2023. Le të vazhdojmë garën me vetën”, tha Kurti.
Kryeministri shtoi se këtë vit e kanë nisur mbarë, duke përmendur shtesat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç.
“Kemi filluar mbarë këtë vit, ku realizuam premtimin për shtesa për fëmijët deri në moshën 16 vjeç. Sfidave do t’u japim përgjigje, vështirësitë do t’i kthejmë në mundësi”, tha Kurti.