Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se sot do të takohet për drekë me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Kemi një takim me ambasadorët e akredituar nga Qeveria në orën 11:00, pastaj një drekë pune me emisarin Lajçak”, u shpreh ai, raporton Zeri.info.
Në oborrin e Qeverisë janë parë edhe veturat e ambasadorëve të QUINT-it për këtë takim urgjent.
Kurse se për temën që do të diskutojnë me Lajçakun u shpreh se do të japë detaje në fund të këtij takimi.
Këto komente i bëri pas lansimit të platformës “Super Puna”, përmes së cilës synohet që të punësohen 10 mijë të rinj brenda vitit.
Sa u përket takimeve të shpeshta me ndërkombëtarët, kryeministri Kurti në një intervistë për AP-në ka thënë se Perëndimi s’duhet t’i bëjë presion Kosovës sa i përket formimit të Asociacionit.