E Enjte, Shtator 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kurti: Jusufi, Bardhoshi e Kadriu u kthyen në emra referencial për liri

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në 42 vjetorin e vrasjes, kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar tre dëshmorët e kombit që u vranë në një atentat në Gjermani, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, duke e konsideruar, këtë si “dosje më vete” që tregon për vrasjen politike ndaj shqiptarëve në ekzil.

“Mes atentateve politike në historinë moderne të Kosovës, rasti i tyre paraqet një dosje më vete.

Përmes saj mund të lexohet vet historia e ekzilit politik të shqiptarëve, përndjekja e tyre nga strukturat e sigurisë të Serbisë dhe historia e bashkëpunëtorëve të tyre”:, ka shkruar sot Kurti në facebook.

ADVERTISEMENT

Atentati ndaj Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës u krye 42 vite më parë, më 17 janar 1982.

Sipas Kurtit, ata u vranë ashtu siç ishte organizuar nga shërbimet e fshehta të Serbisë, që kishin bërë përvojë paraprakisht me atentate të ngjashme ndaj ekzilit politik kroat.

“Atë të diel dimri dhe me borë në Gjermani, tre veprimtarët politikë shqiptarë të shënjestruar, Jusuf Gërvalla, vëllai i tij Bardhoshi dhe gazetari Kadri Zeka, sapo kishin dalë me makinë nga një garazhë në Untergrupenbach pranë Heilbronnit. Fare pak metra më tutje, dy persona anonimë kishin dalë nga një punishte ndërtimi dhe me revolet e tyre kishin shtënë 12 plumba në drejtim të makinës. Prej tyre, gjashtë plumba e kapën Bardhoshin që po e voziste makinën, kurse Jusufi dhe Kadriu u goditën me nga dy plumba. Një atentat i kryer qartazi nga vrasës të trajnuar dhe i ideuar politikisht, sipas stilit famëkeq të shërbimeve sekrete të Serbisë, që veçanërisht pas demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, i kishte ashpërsuar shumëfish përndjekjet, arrestimet, burgosjet dhe torturat mbi aktivistët politikë shqiptarë që i gjurmonte edhe jashtë shtetit:, shkruan Kurti.

Rënia aq e bujshme e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut si dhe jehona aq e gjatë e këtij atentati, sipas kryeministrit, nuk u përcoll deri në fund nga drejtësia.

“Por, historia e veprimtarisë së tyre politike, pasuar nga veprat letrare të Jusufit dhe këngët e tij me Bardhoshin, sikur edhe profili prej gazetari dhe aktivisti i Kadriut, vetëm sa kanë shkuar duke u bërë më të kristaltë. Nga koha kur janë vrarë më 17 janar 1982 dhe deri sot pas 42 vitesh kur po i kujtojmë, Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu janë kthyer në emra referencialë për të gjithë ata që janë angazhuar dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës. Lavdi Kadri Zekës dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallës, për veprat e tyre atdhetare dhe për jetën e dhënë në rrugën për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar kryeministri Kurti.

TË NGJASHME

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

2025-09-10
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

2025-09-10
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

2025-09-10
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

2025-09-10
Next Post
Në përvjetorin e vdekjes, presidentja Osmani kujton Gjergj Kastriotin

Në përvjetorin e vdekjes, presidentja Osmani kujton Gjergj Kastriotin

Related Post

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

Gjendet marihuanë e kokainë në burgun e Dubravës

2023-04-21
Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

Shqipëria dënohet nga UEFA për zhvillimet gjatë ndeshjes me Poloninë

2023-09-20
Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave në Zubin Potok, arrestohet një serb

2023-12-30

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

Po xhironte në shkollën private ku shkojnë vajzat e Presidentes, AGK thotë se është arrestuar kameramani Jetmir Muji

12 ORË MË PARË
Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

Peci: Duke e vënë në pikëpyetje karakterin multietnik të Kosovës, VV po i kontribuon ndarjes

15 ORË MË PARË
Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

Rama me marrëveshje që synon zvogëlimin e kolonave: Parko veturën në Prishtina Mall, merr biletë falas për autobusë urbanë

15 ORË MË PARË
Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

Deputeti shqiptar në Zvicër: Osmani ka përfunduar keq, të bëhet thirrje për shkarkimin e saj

16 ORË MË PARË
IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

20 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

20 ORË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

20 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2 DITË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2 DITË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL