F.B.
Në prag të ndërrimit të moteve, kryeministri Albin Kurti bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vizituam familjet e dy policëve, heronj të Kosovës të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku e Enver Zymeri.
Siç tha Kurti, Afrim Bunjaku e Enver Zymeri janë dy emra heronjsh, që si oficerë policie ranë në krye të detyrës për sundimin e ligjit, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.