Në më pak se një javë para mbajtjes së zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kryeministri Albin Kurti takoi ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, për t’u koordinuar për zgjedhjet në veri.
“Në takim u diskutua për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës dhe për fushat e përbashkëta të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Sipas njoftimit, kryeministri në këtë takim ka thekuar rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale edhe si obligim kushtetues e ligjor, por edhe si procedurë e legjitimitet demokratik për institucionet në shërbim të qytetarëve.
“Nevoja për funksionim normal të sistemit dhe institucioneve shtetërore e bënë të nevojshme mbajtjen e zgjedhjeve”, ka deklaruar kryeministri Kurti.