F.B.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka takuar në Mynih, Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë në vend, me theks te siguria e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe për bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes me KFOR-in.
Në njoftimin e qeverisë së vendit, thuhet se kryeministri Kurti tha se ka komunikim të rregullt me komandantin e KFOR-it në Kosovë, dhe se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në synimin e saj për anëtarësim në NATO, duke veçuar faktin që Kosova ka rritur buxhetin për mbrojtje në përputhje me kriterin e NATO-s prej 2% të Bruto Produktit Vendor.
Tutje thuhet se kryeministri Kurti, u shpreh falënderues ndaj admiralit Munsch dhe NATO-s për bashkëpunimin e afërt, kontributin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, duke theksuar se autorët e këtij sulmi ende janë të lirë në Serb