Edhe sot kanë vazhduar protestat antiqeveritare në shtetin e Serbisë, ku studentët së bashku me qytetarët po shprehin pakënaqësinë me gjendjen aktuale.
Studentët dhe qytetarët kanë nisur një marsh proteste nga kampusi i universitetit në Novi Sad, duke u zhvendosur përmes rrugës Strazhilovska drejt zyrave të SNS-it.
Ata po shtyjnë kontejnerë me mbishkrimin “SNS”, si një formë simbolike e revoltës ndaj partisë së presidentit, Aleksandar Vuçiq.
Zyrtarët e qytetit kishin larguar ditë më parë kontejnerët, në mënyrë që qytetarët të mos i përdorin ato për bllokim e rrugëve, shkruan nova.rs.