F.B.
Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina përmes një postimi në Facebook, ka reaguar lidhur me shkrimin e Bedri Elezit në rrjetet sociale kinse presidentja Osmani ka ka negociuar për lirimin e agjentëve të BIA-s.
Ai ka thënë se shpifjeve të tilla, presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore.
“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare”, ka shkruar Kupina.
Tuje ai ka thënë se ka raporte të shumta që dëshmojnë se Elezi ka pasur aktivitet në dëm të sigurisë kombëtare.
“Njëkohësisht, presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”, ka thënë ai.