FB
Kupa e Kosovës në futboll, rikthehet sot pasdite me ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve.
Gjilani para tifozëve të tyre e pret Llapin në një sfidë që pritet të sjellë ndeshje dramatike pasi që të dy skuadrat synojnë të prekin finalen e madhe të kësaj garë.
Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave i zhvilluar në ‘Zahir Pajaziti’ ishte mbyllur me fitoren e gjilanasve prej 1-2.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitri Gramos Shala me ndihmësit Besnik Morina e Granit Hyseni.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të gjysmëfinaleve përballen Prishtina dhe Vushtrria, ndeshje kjo që luhet në ‘Fadil Vokrri’.
Kryeqytetasit janë më afër finales pasi që kishin triumfuar në ndeshjen e parë në Vushtrri, me rezultat 1-2.
Arbitri Mervan Bejtullahu do të ndajë drejtësinë në duelin Prishtina-Vushtrria.
Të dy ndeshjet fillojnë në orën 15:00.