FB
Konfederata Afrikane zbuloi të enjten datat për Kupën e Kombeve të Afrikës 2024, me organizator Bregun e Fildishtë, për herë të parë në historinë 40-vjeçare të këtij eventi.
I planifikuar fillimisht për verën e vitit 2023 për të mos cenuar kalendarin e klubeve, Kupa e Kombeve të Afrikës u shty për në dimër për shkak të kushteve klimatike në pjesën perëndimore të kontinentit afrikan, subjekt i shirave të dendura në këtë periudhë të vitit. Kështu, gara do të nisë më 13 janar, ndërsa finalja do të zhvillohet më 21 shkurt.
Tetë ekipe tashmë janë kualifikuar. Dy raunde të tjera kualifikuese do të zhvillohen në qershor dhe shtator, ndërsa shorti përfundimtar do të hidhet menjëherë pas raundit final të ndeshjeve.