E Hëne, Korrik 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kundërpërgjigje Xhavit Halitit: Ishte një plan për vrasjen e Rugovës në Tiranë, u negociua edhe vrasësi

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

“Ka pasur një plan që është punuar për një likuidim të Rugovës nëse ai do të shkonte në Tiranë, është negociuar edhe vrasësi”.

Përderisa gjatë luftës, i fshehur nën petkun e maskës e kërcënonte me vrasje për tradhti Ibrahim Rugovën, në përvjetorin e 25 të çlirimit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka zgjedhur që ta akuzojë Rugovën se e kishte kërkuar azil politik në Gjermani gjatë kohës së pasluftës.

“Rugova, kur shkoi nga Beogradi në Itali dhe në Gjermani, kërkoi azil politik, por nga Gjermania nuk ia dha azil politik. U kthye në Itali dhe qëndroi atje. Unë personalisht, së bashku me Hashim Thaçin dhe ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, kemi dërguar njerëz te Rugova në Itali dhe e kemi lutur që të vijë në Shqipëri, të mos qëndrojë atje. Ka pasur mendime që, po të vinte Rugova, UÇK-ja do ta vriste. Na është thënë nga personalitete diplomatike evropiane dhe ne i kemi dërguar njerëz për ta kthyer dhe ai u kthye pa ndonjë problem të madh”, deklaroi Xhavit Haliti, i cili jo rrallë herë është akuzuar në publik se është i përfshirë në vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

E sipas analistit dhe njohësit të zhvillimeve politike në vend, Nexhat Hazirit, edhe njëherë po dëshmohet se roli historik që presidenti Rugova ka në themelimin e shtetit të pavarur të Kosovës, ka qenë dhe vazhdon të jetë pengesë për krahun e majtë ne Kosovë.

“Duket qartë se fjalimi i ish -kryeministrit Toni Bler në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast ai vë në pah rrolin historik të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në procesin e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, e ka hallakatur elementin majtist-leninist në Kosovë. Ne e pamë që kryeministri Kurti në asnjë fjalim të tij gjatë festimit të 25 vjetorit të çlirimit të vendit nuk e përmendi rrolin e presidentit historik Rugova, e deri te studiot televizive ku për të folur për personalitetin e Ibrahim Rugovës dhe rrolin e tij , ishin ftuar shembull një terrorist si Sadri Ramabaja, i cili në vend se të ishte në burg si pjesë e një organizate terroriste ai fliste për Presidentin historik Rugova”, shprehet Haziri.

ADVERTISEMENT

Image

Nexhat Haziri

FOTO GALERI

“Dhe marrëzia nuk përfundon këtu, por ftohet një mashtrues e analfabet si Xhavit Jashari, ish kreu i OVL UÇK-së, dyshohet se manipuloi me lista të veteraneve për çka është pjesë e një procesi gjyqësor”, shton Nexhat Haziri.

E duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të Xhavit Halitit, Haziri thotë se Rugovën do ta priste fati i Ahmet Krasniqit, për çka Haliti do të dëshironte një gjë të tillë.

“Ndërsa tek deklaratat e Xhavit Halitit, unë jam shprehur përmes postimeve në fb e që janë transmetuar edhe nga mediat. Por po ndalem vetëm te një pyetje e Xhavit Halitit që pse presidenti Historik Rugova nuk erdhi në Shqipëri por shkoi në Itali pas lirimit nga Millosheviqi që e mbante pengë atë dhe familjen e tij. Përgjigjja është shume e thjesht. Presidentin historik do ta priste fati i kolonel Ahmet Krasniqit, për çka do të dëshironte Xhavit Haliti dhe qeveria komuniste e kohës në Tiranë”, thekson Haziri.

Madje ai thotë së ka pasur një plan konkret për vrasjen e Ibrahim Rugovës.

“Ka pasur një plan që është punuar për një likuidim të Rugovës nëse ai do të shkonte në Tiranë, është negociuar edhe vrasësi. Është bërë presion përmes ambasadës së Italisë në Shqipëri që të ndikohej te qeveria italiane që Rugova të sillej në Shqipëri, por që ka qenë shërbimi inteligjencës italiane që ka alarmuar për rrezikun që i kanosej Rugovës nëse do të shkonte në Shqipëri pas daljes nga Kosova ku krimineli Millosheviq po e mbante peng. Presidentit Rugova vetëm iu kishte bërë gjyqi nga i ashtuquajturi SHPUÇK-së së Rognerit dhe qeveria komuniste shqiptare në atë kohë duke e shpallur tradhtar. Të gjitha këto në detaje do t’i mësojë opinioni në një të ardhme jo të largët”, përfundon Nexhat Haziri për “Bota sot”.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Next Post
Informacione të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Itali – Shqipëri në stadiumin e Dortmundit

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

3 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

3 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

3 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

3 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

4 DITË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

6 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL