E Premte, Shtator 12, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Kujdes se mund të përfundoni në gjykatë”, përplasen ministrat

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka deklaruar se komunitetet jo-shumicë nuk kanë përkrahje nga Ministria e Bujqësisë. Për këtë ka reaguar ministri Faton Peci duke e mohuar një gjë të tillë, për çka edhe ka thënë se pikërisht të njëjtit kanë përfituar më shumë nga grantet. Madje, Peci ka thënë se Rexhepi po tenton ta shndërrojë atë në ish-ministrin Nenad Rikallo për çka Rexhepi ia ka tërhequr vërejtjen duke e kërcënuar me padi.

Ky diskutim është bërë në mbledhjen e Qeverisë, gjatë shqyrtimit të propozim vendimit për dhënien e autorizimit nga presidentja për nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe GIZ-it.

Rexhepi: Nuk kemi përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë

“Të gjithë këto vite nuk kemi kurrfarë përkrahje të Ministrisë së Bujqësisë në fushën e përkrahjes të fermerëve që vijnë nga komunitetet jo shumicë. Pikërisht për ato kritere, ajo është praktikë më shumë se 20 vjet dhe shpresoj që ministri të ketë parasysh këtë dhe ne kur të jemi pjesë e kësaj qeverie, kërkohet thellësisht nga ne këto reforma të bëhen në Ministrinë e Bujqësisë sepse kishin shkuar në favor të bujqve tonë”, ka thënë ajo.

Ministri Peci ka thënë se në këtë projekt nuk do të ketë kurrfarë përjashtimi për komunitetet.

ADVERTISEMENT

Peci: Është krejt e pavërtetë ajo çfarë thotë zëvendëskryeministrja Rexhepi

“Është krejt e pavërtetë ajo çfarë thotë zëvendëskryeministrja Rexhepi, kur thotë se komunitet nuk kanë përfituar. Përkundrazi, kanë përfituar mjaft. Mjafton që të shkosh në Mamushë edhe Komuna e Mamushës në programin e granteve të vitit 2022 ka fituar rreth 3 milionë euro përkrahje për grantet. Ndërsa, ato kërkesa që ti në vazhdimësi i ke që unë të shndërrohem në një ministër sikur ka qenë Rikallo, ato nuk mund të jetësohen”, është përgjigjur Peci.

Më tej, Rexhepi ka kërkuar nga ministri Peci që të jetë i kujdesshëm, duke i thënë se “mund të përfundoni në gjykatë”.

Rexhepi: I nderuar zotëri Peci ju lutem të jeni të kujdesshëm, mund të përfundoni në gjykatë.

“I nderuar zotëri Peci ju lutem të jeni të kujdesshëm, mund të përfundoni në gjykatë. Të gjithë këto vite, duke filluar nga 2009 në mënyrë konstante në parlamentin tonë të gjithë ne të cilët jemi pranë komuniteteve kemi kritikuar të gjithë ministrat që paraqesin Ministrinë e Bujqësisë. Jo personalisht, por mendojmë që anëtarët e pakicës kanë të drejtë në buxhetin e shtetit të vet dhe atë kontekst ne të gjithë këto vite kemi apeluar në të gjitha qeveritë që të zbusin këto kritere për dhënien e projekteve për komunitetet jo-shumicë”, ka thënë ajo.

Ministri i Bujqësisë ka thënë se nuk lejon që të përfitojë dikush mbi bazën e përkatësisë etnike.

Peci: Nuk e kam frikën për asgjë

“Unë në asnjë mënyrë si ministër nuk lejoj që dikush të jetë përfitues mbi bazën e përkatësisë etnike që e kanë. Gjitha etnitë e Kosovës, do t’i nënshtrohen të gjitha rregullave ose formave të njëjta… Sa i përket pjesës së kërcënimit në gjykatë, atë mund ta bësh dhe nuk e kam asnjë problem, nuk e kam frikën për asgjë ”, është shprehur Peci. 

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Ndërpritet seanca, mbesin pa u votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Ndërpritet seanca, mbesin pa u votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Related Post

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Ngjarjet e datës 31 mars

Ngjarjet e datës 31 mars

2023-03-31
Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajoku dhe Donjeta Sadiku, boksierët e vitit 2023

2024-01-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

19 ORË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

20 ORË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

20 ORË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

22 ORË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

23 ORË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

18 ORË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

18 ORË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

19 ORË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

2 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL