F.B.
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB) e ka miratuar rezolutën për Gazën e cila rezolutë bën thirrje për më shumë ndihma humanitare, por e cila nuk kërkon një armëpushim të menjëhershëm.
Në vend të kësaj, kjo rezolutë bën thirrje për krijimin e kushteve për një armëpushim të menjëhershëm.
Shtetet e Bashkuara që vënë veto në propozimin e Rezolutës së 8 dhjetor dhe Rusia, të dy këto anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit abstenuan nga votimi ndërsa të gjitha 13 vendet tjera anëtare të këtij Këshilli, votuan për.
Rezolutat e Këshillit të Sigurimit janë ligjërisht të detyrueshme/obligueshme. Sipas Kartës së OKB-s, të gjitha vendet anëtare janë të detyruara t’I zbatojnë vendimet Këshillit. Megjithatë, Hamasi është një aktor jo shtetëror dhe nuk është anëtare e OKB-s.
Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA-së Linda Thomas-Greenfield ka thënë se Këshilli I ka krijuar kushtet për ndihmën humanitare. Ajo gjithashtu ka thënë se edhe Izraeli dhe Hamasi duhet me patjetër të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar. Thomas-Greenfield kathënë gjithashtu se të gjitha pengjet duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.
Ndërsa ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se veprimet e Këshillit të Sigurimit duhet të sigurojnë që diçka sikur sulmi i tmerrshëm i 7 tetorit nga Hamasi të mos përsëritet më kurrë.
Ndërkohë, nga terreni raportohet se edhe një nga pengjet e marra nga Hamasi ka vdekur në Gazë. E të mërkurën, qeveria e Gazës,e udhëhequr nga Hamasi ka thënë se numri I të vrarëve që nga fillimi I luftës ka tejkaluar shifrën 20 mijë.