E Shtunë, Shtator 6, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kryeministria shpjegon se çfarë diskutuan Kurti e Varhelyi

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit me Komisionarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kryeministri Albin Kurti nuk u deklarua për media.

Megjithatë, në orët e pasdites, Zyra për Media e Kryeministrit ka lëshuar një deklaratë në të cilën shkruan se ai  së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mirëpritën  Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, i cili vizitoi Kosovën.

“Avancimi i agjendës së reformave evropiane, bashkëpunimi institucional në sundimin e ligjit, luftimit të krimit të organizuar dhe sigurisë energjetike, dhe integrimi rajonal ishin çështje me theks të veçantë në këtë takim”, shkruan në këtë komunikatë.

Aty theksohet se kryeministri Kurti e njoftoi komisionerin Verhelyi me rezultatet e qeverisjes, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe atë demokratik.

“Arritje këto që në vazhdimësi po evidentohen nga raportet ndërkombëtare, siç bënë së fundmi ai i Bankës Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim që parasheh se Kosova do të ketë rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor për vitet 2022 dhe 2023, dhe raporti i Freedom House “Vendet në Tranzicion 2023”, në të cilin Kosova sivjet ka marrë vlerësimin më të lartë ndonjëherë për cilësinë e demokracisë”, shkruan në këtë komunikatë.

ADVERTISEMENT

Më tej theksohet se Komisioneri Varhelyi u shpreh i impresionuar me rezultatet e arritura dhe theksoi se liberalizimi i vizave është si rezultat i luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Bashkë, ata diskutuan për të gjeturat e raportit të vendit për këtë vit, i cili konfirmon se Kosova ka shënuar progres në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe ka intensifikuar aktivitetet legjislative, si dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e përshpejtimit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian”.

Në komunikatë theksohet se Kryeministri Kurti ftoi komisionerin evropian edhe për më shumë bashkëpunim, sidomos në reformën në sistemin e drejtësisë, teksa u shpreh falënderues për ndihmën e vazhdueshme financiare të Bashkimit Evropian në shumë fusha, sidomos së fundmi në tejkalimin e krizës energjetike.

TË NGJASHME

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2025-09-04
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2025-09-04
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2025-09-04
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2025-09-04
Next Post
Varhelyi, shkon këmbë nga jugu në veri, takon Listën Serbe

Varhelyi, shkon këmbë nga jugu në veri, takon Listën Serbe

Related Post

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

PDK: Qeveria me qasje të egër ndaj sektorit privat, çalon në tërheqjen e investimeve

2023-05-14
Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

Superliga vazhdon me përballje interesante në fundjavë

2023-10-13
Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

Hendboll/ Kosova mposhtet nga Koreja e Jugut

2024-08-20

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

KQZ hodhi shortin, kjo është renditja e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 12 tetorit

2 DITË MË PARË
Vranësira dhe reshje shiu

Vranësira dhe reshje shiu

2 DITË MË PARË
Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

Rexha: Në Kosovë ka liri të shprehjes, por vjen me kosto

2 DITË MË PARË
Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

Pesë vjet nga Marrëveshja e Uashingtonit, premtime të mëdha e rezultate të pakta

2 DITË MË PARË
Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

Për ambasadorët, Kuvendi i Kosovës është ende i pakonstituuar – kërkojnë të respektohet Kushtetuta

2 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

2 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

2 DITË MË PARË
Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

Tovërlani: Nuk dorëzohemi, synimi është kualifikimi historik

2 DITË MË PARË
Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

Ten Hag fiton një “mal me para” në 62 ditë punë te Leverkuseni, zbulohen detajet e pagesës pas shkarkimit

3 DITË MË PARË
Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

Legjenda italiane Alessandro Del Piero publikon fotografin që Edon Zhegrova më parë e kishte postuar

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL