Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shpërbërë kabinetin e luftës, në një lëvizje të pritshme që erdhi pas largimit nga qeveria të ish gjeneralit centrist Benny Gantz.
Netanyahu tani pritet të zhvillojë konsultime për luftën në Gaza me një grup të vogël ministrash, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer, të cilët kishin qenë në kabinetin e luftës.
Kryeministri ishte përballur me kërkesat nga partnerët nacionalistë-fetarë në koalicionin e tij, ministri i Financave dhe ai i Sigurisë Kombëtare, për t’u përfshirë në kabinetin e luftës, një veprim që do të kishte intensifikuar tensionet me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Kabineti u formua pasi Gantz iu bashkua Netanyahut në një qeveri të unitetit kombëtar në fillim të luftës në tetor ku gjithashtu përfshiu partnerin e Gantz-it Gadi Eisenkot dhe Aryeh Deri, kreun e partisë fetare Shas, si vëzhgues.
Gantz dhe Eisenkot të dy u larguan nga qeveria javën e kaluar, për atë që ata thanë se ishte dështimi i Netanyahu për të formuar një strategji për luftën në Gaza.
Denoncimi i pauzave taktike të luftës në Gaza nga Kryeministri Benjamin Netanjahu, ka ndezur gjithashtu përçarjet në qeverinë izraelite Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kritikoi planet e shpallura nga ushtria të dielën për të zbatuar pauza taktike ditore në luftimet përgjatë një prej rrugëve kryesore në Gaza për të lehtësuar dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze.
Ushtria kishte njoftuar pauzat ditore nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 16:00 pasdite në zonën nga Kalimi Kerem Shalom deri në rrugën Salah al-Din dhe më pas në drejtim të veriut.