F.B.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Partisë Laburiste, e cila mbahet në Liverpool.
Në një njoftim për media të Kryeministrisë, thuhet se përgjatë punimeve të kësaj konference, krahas fjalimeve, Kurti do zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të kësaj partie si dhe përfaqësues të partive simotra nga shtete të ndryshme, që do të marrin pjesë në konferencë.