F.B.
Kombëtarja e Kroacisë është kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve.
Të përzgjedhurit e Zlatko Dalic eliminuan sonte nikoqirët e “Play-Offit”, Holandën, në gjysmëfinale,
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “De Kuip” përfundoi me rezultatin 2:4, teksa fituesi u përcaktua pas vazhdimeve.
Fitorja u vendos nga kapiteni, Luka Modric, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 116-të.
Kroacia në finale do të ndeshet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër, Itali-Spanjë, që do të zhvillohet të enjten mbrëma.
Për Kombëtaren kroate është hera e parë që arrin në finale të Ligës së Kombeve.
Finalja do të zhvillohet të dielën e 18 qershorit. Në po të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë.