F. B.
Antonio Conte rrezikon pezullimin.
Në Itali ditën e sotme bëjnë me dije se tekniku i Napolit rrezikon një pezullim nga komisioni disiplinor, për shkak të akuzave tepër të rënda që bëri tekniku ndaj sektorit të arbitrimit e mbi të gjitha ndaj arbitrave në VAR.
Flitet se presidenti i federatës Gabriele Gravina, ka mbetur i befasuar nga deklarata e Contes.
Ndaj komisioni disiplinor ka nisur të lëvizë menjëherë, për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, teksa në ditët në vijim pritet të vijë edhe vendimi për Antonio Conten.