F.B.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se duhet të kemi zgjedhje të reja sa më parë.
“Keqqeverisja, e karakterizuar me skandale, afera, korrupsion, narkotrafikim e sanksione ndërkombëtare, duhet të marrë fund. Nëse nuk u kthehet mandati qytetarëve, shpejt, dëmet e këtij mentaliteti shkatërrues do t’i vuajnë për dekada qytetarët dhe shteti ynë. ZGJEDHJE TË REJA SA MË PARË!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.