E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kreu i BSPK-së: Rritja e pagës minimale në 350 euro hap i rëndësishëm, por nuk është ajo që kemi dashur

1 year MË PARË
in Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, ka komentuar lidhur rritjen e pagës minimale në 350 euro bruto që parashihet të hyjë në fuqi më 1 tetor 2024.

Ai e ka parë këtë rritje si një hap pozitiv për përmirësimin e kushteve të jetesës, por ka shprehur shqetësime se ajo mund të mos jetë e mjaftueshme për të përballuar rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës.

“Rritja e pagës minimale në 350 euro, siç është vendosur nga Qeveria Kurti për të hyrë në fuqi më 1 tetor 2024, është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të jetesës për shumë qytetarë dhe për rritjen e standardeve të jetesës në vendin tonë, po nuk është ajo që është dashur – tashmë më edhe kjo është pak krahasuar me rritjen e çmimeve dhe të kostos së jetesës”, tha Hykolli.

Hykolli ka theksuar rëndësinë e implementimit të këtij vendimi me përgatitje dhe koordinim të mirë, duke paralajmëruar për disa sfida si adaptimi i sektorëve ekonomikë, ndikimi në tregun e punës, dhe siguria financiare e bizneseve të vogla dhe të mesme.

“Implementimi i këtij vendimi është një proces kompleks që kërkon përgatitje dhe koordinim të mirë, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për sfidat që mund të lindin gjatë zbatimit të tij.

Sfidat mund të përfshijnë adaptimin e sektorëve të ndryshëm ekonomikë, menaxhimin e ndikimeve në tregun e punës, dhe sigurinë e qëndrueshmërisë financiare të bizneseve të vogla dhe të mesme. Po ashtu, do të ketë nevojë për mbështetje dhe monitorim të vazhdueshëm nga institucionet përkatëse për të siguruar që ky ndryshim të implementohet në mënyrë efektive dhe të drejtë nga të gjithë punëdhënësit”, u shpreh Hykolli.

Ai ka siguruar që BSPK do të monitorojë zbatimin e këtij vendimi dhe do të angazhohet për të adresuar çdo problem që mund të lindë, duke kërkuar gjithashtu përmirësime të mëtejshme në pagën minimale për të ndihmuar në rritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale të punonjësve

ADVERTISEMENT

“Ne si Bashkim i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të vazhdojmë të ndjekim dhe të angazhohemi për të siguruar që ky vendim të ketë ndikimin pozitiv të pritur dhe të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të jetesës për punonjësit dhe do të vazhdojmë të negociojmë vlerën e re të pagës minimale që do të ndihmonte në rritjen e mirëqenies ekonomike e sociale të të punësuarëve”, përfundoi Hykolli.

TË NGJASHME

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

11 komuna të Kosovës ende pa buxhet për vitin fiskal, rrezikohet funksionimi dhe projektet

2025-10-21
Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

Guvernatori Ismaili në takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së

2025-10-14
ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

2025-10-09
Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

Qeveria ndan 26 milionë euro për studentë, nga 100 euro për student

2025-10-07
Next Post
Pezullimi nga shkolla i nxënëses me shami, Prokuroria e Pejës nis hetimet

Pezullimi nga shkolla i nxënëses me shami, Prokuroria e Pejës nis hetimet

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

6 ORË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

6 ORË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

1 DITE MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

7 DITË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL