F.B.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend.
Krasniqi në një postim në Facebook, bënë të ditur se ka njoftuar ambasadorin Hovenier me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës për zgjedhje të parakohshme.
“Në zyret e Grupit Parlamentar të PDK-së, sot takova ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend. Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, shkruan Krasniqi në Facebook.