E Premte, Nëntor 7, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Krasniqi: Nëntë garuesit e Kosovës kanë potencial për medalje në “Paris 2024”

1 year MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë me nëntë garues në lojërat olimpike “Paris 2024”, që nisin nesër (e premte) në kryeqytetin francez. Për pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë ka folur për Ekonominë Online presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se për herë të parë Kosova po merr pjesë në olimpiadë edhe në sportin e boksit. Nga nëntë garues, pesë janë nga xhudoja, një nga boksi, dy të notit dhe një prej atletikës.

“Në lojërat olimpike ‘Paris 2024’ përfaqësohet me nëntë garues nga Kosova, ku gjashtë prej tyre janë në normat olimpike, pesë janë prej xhudos dhe një është prej boksit, kur flasim për boksin, është për herë të parë në histori që Kosova po merr edhe një normë nga një sport tjetër, sepse jemi mësuar deri më tash vetëm me xhudo. Mirëpo kemi edhe dy me ftesë të universalitetit që janë dy prej notit dhe një prej atletikës. Kështu që të gjithë ekipi është prej nëntë garuesish.

Presim prej të gjithëve që kanë norma olimpike, të gjithë janë potencial për medalje, nuk mund të anashkalojmë asnjërin prej garuesve, vetëm varet edhe fati sportiv në momente të caktuara. Për të marrë normat olimpike është një sfidë e madhe, përballet gjatë katër vjetësh nëpër Kampionate Evropiane Botërore, duhet të jesh në ranglistën top 10-shen botërore, kështu që është një sfidë dhe atë sportit që marrin normën olimpikë janë të gjithë potencial për marrjen e medaljes”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka pritshmëri të mëdha për sportistët kosovarë, ndërsa veçon xhudisten Dristria Krasniqi.

“Pa dyshim që pres nga xhudoja, e sidomos nga Distria (Krasniqi), e cila është në nivelin më të lartë të listës së bashku me Laurën, Akili edhe Blin Kuka, kështu që besoj që po shkojmë me pak garues por me kualitet shumë të lartë. Ne si Komitet Olimpikë kemi bërë punën tonë gjatë kësaj periudhe katërvjeçare duke mbështetur sportistët tanë me bursa olimpike me kampe stërvitore e me të gjitha punët që janë të nevojshme për të gjithë garuesit. Përgatitjet i kanë kryer në mënyrën më të mirë të mundshme, të gjithë janë me shëndet të mirë dhe besoj që edhe me pak fat do të kemi medalje edhe në Paris”, shtoi ai.

Ndryshe, hapja solemne e lojërave olimpike “Paris 2024” do të mbahet më 26 korrik dhe mbaron më 11 gusht.

ADVERTISEMENT

Lojërat olimpike “Paris 2024” do të kenë 3,800 orë sport të drejtpërdrejtë dhe do të dhurohen 329 medalje ari në 32 sporte gjatë 18 ditëve të garave, të cilat do të mbahen në Paris dhe në pjesë të tjera të Francës.

TË NGJASHME

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

2025-11-06
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

2025-10-29
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2025-10-23
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2025-10-23
Next Post
Shqipëria zbarkon në Paris

Shqipëria zbarkon në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

3 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

4 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

4 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

1 DITE MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL