E Diel, Shtator 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Krasniqi: Kurti në situatë të vështirë, Kosovës po i kërkohet ajo që s’mund t’i kërkohet asnjë shteti tjetër në botë

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe shtete e tjera që kanë njohur Kosovën, janë duke pasur qëndrime jo parimore ndaj saj, duke i kërkuar Kosovës që të bëjnë veprime që nuk janë standarde për shtet e pavarura dhe sovrane, kështu ka vlerësuar profesori universitar Milazim Krasniqi, duke komentuar zhvillimet e fundit sa i përket rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovë.

Krasniqi, për Eo, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është në një situatë të vështirë pasi nuk po i lejohet që të sillet si në një shtet sovran, pas presionit që është duke ju bërë për të shtyrë këtë rregullore.

Ai ka thënë se kjo situatë ndërlidhet edhe me shpalljen e Pavarësisë e cila nuk është shoqëruar edhe me pranim të Kosovës në OKB, duke shtuar se në as një shteti në botë nuk mund ti kërkohet që të mbaj 20 vjet një valutë të një shteti tjetër, por që e njëjta po i kërkohet Kosovës. 

ADVERTISEMENT

“Çështja shumë më e ngatërruar, më komplekse se sa kriza e tashme. Kjo është për arsye se vetë shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk është shoqëruar me pranimi e saj në OKB dhe si rrjedhojë shumë nga qëndrimet kanë mbetur të dyzuara. Edhe Shtet e Bashkuara edhe shtet e tjera e kanë njohur Kosovën, por në të njëjtën kohë i kërkojnë Kosovës që të bëjnë veprime që nuk janë standarde për shtet e pavarura dhe sovrane. Kështu vjen deri tekë riciklimi i krizave. Kriza në raportet e tilla ka pasur edhe më herët. Ka situatë të krizave që riciklohen për shkak se nuk ka qartësi lidhur me statusin e Kosovës, madje edhe shtet që e njohin Kosovën në të vërtetë nuk sillen sikur ndaj një shteti sovranë, por i bëjnë kërkesa që nuk janë në pajtim me standarde e shteteve sovrane. Çështja e dinarit, as një shteti në botë nuk mund ti kërkohet që të mbaj 20 vjet një valutë të një shteti tjetër, ndërsa Kosovës i kërkohet”, ka thënë ai. 

Ai ka thënë se kryeministri Kurti duke e ditur situatën në të cilën gjendet të trajtimit jo të barabarte të Kosovës në raport me Serbinë, do të duhej të ishte me i matur dhe bashkëpunuese si me ShBA-në dhe BE-në.

Ai tha se kjo krizë i ka ashpërsuar marrëdhëniet me ndërkombëtaret edhe më shumë dhe se mund të prodhoj edhe jo stabilitet në vend, e sipas tij kjo situatë nuk është vetëm për fajin e qeverisë por edhe qëndrimeve jo parimore të ndërkombëtareve. 

“Këtu dalim te problemi i pjesës së fajit të qeverisë Kurti. Duke e ditur këtë situatë të keqe dhe të trajtimi jo të barabartë të Kosovës në raport me Serbin në dialog, Kurti do të duhej të ishte më i matur më transparent, më bashkëpunues me SHBA dhe BE-në. Por e vërteta është se edhe ai është në pozitë shumë të vështirë, është në pozitë të vështirë për shkak se nëse tenton të sillesh si një shtet sovran, ata nuk të lënë të sillesh si shtet sovranë. Jam i bindur që kjo krizë, i ka ashpërsuar marrëdhëniet edhe më shumë dhe kjo mund të prodhoj edhe jo stabilitet në Kosovë, sepse presioni enorm i Amerikës ndaj qeverisë së Kosovës mund ta trimëroj Serbinë që të rritë projektet destabilizuese në drejtim të Kosovës. Pra është një situatë që nuk është parimore, është një situatë konfuze, kundërthënës dhe kjo vjen si pasoj jo vetëm e politikave të qeverisë Kurti, por edhe qëndrimeve jo parimore të sponsorëve të Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se çdo qeveri në Kosova para vendimeve do të duhet që të sillet me maturi duke e ditur që nuk ka fuqi të vetën të mjaftueshëm për të imponuar vendimet që merr.

Ai tha se duke marr parasysh insistimin arrogantë të ShBA-së, Kosova duhet që ta shtyj këtë vendim. 

“Çdo qeveri e Kosovës duhet të sillet me maturi për shkak se nuk ka fuqi të vetën të mjaftueshëm për të imponuar vendimet që merr. Unë jam i bindur që nuk bahet kiameti edhe nëse shtyhet ky vendim për dy te muaj dhe nëse gjenden forma më të buta të zbatimit, sepse nëse është toleruar 20 vjet mund të tolerohet edhe tre muaj për shkak se ky insistimi i fundit i SHBA-ve është pothuajse arrogantë”, ka thënë ai.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Dinari serb çon ambasadorin austriak në BQK, zbardhet takimi me Guvernatorin

Dinari serb çon ambasadorin austriak në BQK, zbardhet takimi me Guvernatorin

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

3 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

3 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

4 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL