F.B.
Sonte do të mësohën edhe tri skuadrat e para që do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve nga faza e play-offit.
Në këtë fazë është edhe kampioni i Çekisë, Sparta Praha, e cila në përbërje ka edhe dy lojtarë nga Kosova.
Dyshja kosovare, Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani do ta nisin ndeshjen e sontme ndaj Malmos në bankën rezervë.
Në formacionin startues është lojtari nga Shqipëria, Qazim Laçi, gjersa mesfushori tjetër shqiptar, Indrit Tuci është po ashtu në bankën rezervë.
Ndeshjen e parë, Sparta Praha e kishte fituar 2-0 në udhëtim.