Sot është hedhur shorti për renditjen e partive politike në fletëvotimin në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Në këto zgjedhje do të garojnë 5 mijë e 626 kandidatë, prej tyre 206 janë për kryetarë komunash e të tjerët për asamblistë.
KQZ ka certifikuar 93 subjekte – 32 parti politike, 32 iniciativa qytetare, dy koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur.
Kjo është renditja e disa prej partive politike:
Lëvizja Vetëvendosje: 105
Partia Demokratike e Kosovës: 191
Lidhja Demokratike e Kosovës: 113
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 174
Partia Socialdemokrate: 149
Alternativa: 103
Nisma: 186
GUXO: 118
Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin: 101