E Martë, Shtator 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

KPK i reagon me “indinjatë” Kurtit: Qëndro larg sistemit prokurorial, kjo është shkelje e patolerueshme

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se s’ka aktakuza të mjaftueshme për sulmin terrorist në Banjskë. Kurti gjithashtu tha se Prokuroria e Shtetit “s’po punon”.

Ndaj këtyre deklaratave, KPK tha se shprehin indinjatë dhe se kërkojnë që Kurti të larg institucioneve të sistemit prokurorial dhe të mos ndërhyjë në institucionet e pavarura kushtetuese.

“Përmes këtij reagimi publik, KPK-ja i bën thirrje Kryeministrit Kurti që të qëndrojë larg institucioneve të sistemit prokurorial dhe të mos ndërhyjë në institucionet e pavarura kushtetuese, siç është Prokurori i Shtetit, për të tentuar të linçojnë publikisht çdo gjë që ka të bëjë me institucionin e Prokurorit të Shtetit dhe punën e prokurorive dhe prokurorëve të shtetit, ngaqë si të tilla përbëjnë shkelje të patolerueshme në punën e pavarur të institucioneve prokuroriale”.

Po ashtu, KPK-ja kërkon nga Qeveria e Kosovës që të lejojë të gjitha organet të veprojnë në përputhje me ligjet dhe autorizimet e vlefshme në vend dhe tha “se këto deklarata i quan paraqitje publike të ricikluara të Kryeministrit që kanë përmbajtje tendencioze ndaj institucionit të Prokurori të Shtetit dhe bazohen në veprime jokorrekte, joetike, të padinjitetshme dhe mbi paragjykime dhe hamendësime të shpeshta, të cilat po bëhen në secilin rast që atij dhe anëtarëve të kabinetit të tij iu jepet mundësia”.

ADVERTISEMENT

KPK-ja thekson se Prokuroria Speciale, në përputhje me ligjin, operon si një institucion i pavarur dhe bashkëpunon me të gjitha institucionet e sundimit të ligjit për mbledhjen e fakteve.

Këshilli tha se kjo prokurori kompetente është gjithmonë në dispozicion për të ndarë informacionin e nevojshëm me publikun dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, duke pasur parasysh gjithnjë parimet e mbrojtjes së informacionit dhe hetimeve aktuale.

“Prandaj, KPK-ja, përfundimisht, dënon keqpërdorimin e fjalës së lirë nga ana e Kryeministrit Kurti, duke potencuar se sistemi prokurorial nuk do të ndikohet këto deklarata që vijnë nga qarqet e larta politike, por si institucion i pavarur dhe i paanshëm në ushtrimin e mandatit të vet do t’i shkojë deri në fund çdo rasti që është në dëm të qytetarëve të Kosovës”.

Gjatë konferencës ku paralajmëroi për sulme të reja, Kurti ka kritikuar Prokurorinë, duke thënë se ajo duhet ta japë përgjigjen se kur do të bëhen publike hetimet për sulmin terrorist në Banjskë.

“Nuk ka informacion të Qeverisë së Kosovës, të institucioneve lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, nuk ka që nuk i është dhënë Prokurorisë së Shtetit. Sot janë bërë 3 muaj prej se është kumtuar urdhri për sulmin terrorist që e vrau heroin Afrim Bunjaku. 3 muaj kur është kumtuar urdhri dhe ky informacion ndodhet tashmë edhe te prokuroria. Ka pa numër fakte dhe dëshmi materiale që janë më së të mjaftueshme për të ngritur aktakuzat për sulmin në Banjskë. Në përgjithësi, viti i kaluar ishte vit i barrikadave dhe llogoreve paraushtarake. Ky vit ishte vit i sulmeve terroriste dhe paraushtarake. Po ka shpërputhje shumë të madhe mes informacionit, fakteve, dëshmive e argumenteve në njërën anë dhe aktakuzave e proceseve gjyqësore në anën tjetër. Për pasojë edhe të njerëzve që janë prapa grilave. Është numër mino. Dhe ky hendek s’mund të mbushet nga Qeveria e Kosovës, i takon Prokurorisë së Shtetit. Andaj edhe pyetja duhet të jetë Prokurorinë e Shtetit. Unë jam këtu për të ndihmuar, por ata janë aty për të punuar. S’mund ta ndihmoj dikë që s’punon. Mund ta ndihmoj dikë vetëm që punon”, tha Kurti për Prokurorinë.

TË NGJASHME

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

2025-09-09
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

2025-09-09
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

2025-09-09
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

2025-09-08
Next Post
Petkoviq doli në konferencë të jashtëzakonshme pasi Kurti tha se nga Serbia po përgatiten sulme të reja

Petkoviq doli në konferencë të jashtëzakonshme pasi Kurti tha se nga Serbia po përgatiten sulme të reja

Related Post

Gazetarit Alban Selimi i digjet garazhi, thotë se deshën ta frikësojnë

Gazetarit Alban Selimi i digjet garazhi, thotë se deshën ta frikësojnë

2023-03-16
Shkuarja e Messit bën që biletat e Inter Miami të ngritën në qiell

Shkuarja e Messit bën që biletat e Inter Miami të ngritën në qiell

2023-06-08
KQZ: Po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në disa komuna, pasdite pritet të fillojë edhe në Pejë e Podujevë  

KQZ: Po vazhdon numërimi i votave për kandidatët për deputetë në disa komuna, pasdite pritet të fillojë edhe në Pejë e Podujevë  

2025-02-14

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

4 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

6 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

6 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

24 ORË MË PARË
Ilir Ferati kryeson me 69 premtime të përmbushura në Istog sipas raportit të GAP

Ilir Ferati kryeson me 69 premtime të përmbushura në Istog sipas raportit të GAP

24 ORË MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

5 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

6 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

1 DITE MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

5 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL