F.B.
Kosova U21 i është rikthyer fitoreve. Dardanët e rinj mposhtën Izraelin, me rezultat 3-1, të martën në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikueseve për EURO 2025.
Njeriu i ndeshjes padyshim se ishte Bleron Krasniqi (6’, 10’), i cili shënoi dygolësh, derisa një gol për Kombëtaren tonë e realizoi Veton Tusha (80’), kurse, golin e nderit për Izraelin e shënoi Nahmani (24’).
Pas kësaj fitoreje, Kosova tash ka tetë pikë dhe renditet në vendin e tretë në grupin D, derisa Polonia kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Izraeli ende nuk ka fituar asnjë pikë.
Kosova e luan vitin e ardhshëm, më saktësisht në muajin mars në udhëtim te Gjermania U21.