F.B.
Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimit për Kampionat Evropian.
Ata do të përballën kundër Andorës në një duel që nis nga ora 20:45 minuta.
Dje përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha ka folur një konferencë për media para ndeshjes mes Andorrës dhe Kosovës.
Trajneri slloven vlerësoi ekipin e Andorrës, duke thënë se ata kanë mentalitet të fortë dhe kjo bën që ndeshja të jetë e vështirë.
“Andorra është një skuadër shumë e vështirë të luhet kundër tyre.
Gjatë karrierës time kam luajtur disa herë me ekipet nga Andorra. Ato ishin takime të vështira. Kanë mentalitet të vështirë lojtarët e Andorrës.
Duhet të shohim si po shkojnë gjërat nesër. Ne jemi gati për këtë takim” – tha Gliha.
Kosova është pa gjasa në Grupin C të kualifikimeve pasi renditet e parafundit me vetëm katër pikë të tubuara pas gjashtë ndeshjeve.
Andorra është e fundit me vetëm dy pikë gjithsej.