Edhe pse Kosova është duke e pritur që një kohë të gjatë, Mërgim Berisha do të ftohet nga Kombëtarja e Gjermanisë për ndeshjet e muajit mars.
Kjo është njoftuar nga gazetari i njohur i Sky Sport të Gjermanisë, Florian Plettenberg,
Gjermania do t’i luajë dy ndeshje miqësore në mars, pasi që është organizatore e Kampionatit Evropian dhe nuk merr pjesë në eliminatore.