FB
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen gjysmëfinale të turneut ndërkombëtar’’April Cup’’ që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
‘’Dardanët ‘’ janë mundur nga Slovenia me rezultat të thellë 6:1.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Drilon Maxharraj.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, Mali i Zi e mundi Turqinë, 6:5 pas penalltive.
Ndërkaq, të shtunën në orën 16:00, Kosova do të luajë përballë Turqisë , në ndeshjen për vendin e tretë.