F.B.
UEFA ka konfirmuar vazot për fazën e grupeve të Ligës së Kombeve për edicionin 2024/25.
Shorti do të hidhet më 8 shkurt në Paris. 54 ekipe janë të ndara në katër liga; A, B, C dhe D.
Kombëtarja e Kosovës është pjesë e Ligës C, nivelit të tretë në Ligën e Kombeve, teksa do të jetë në vazon e dytë për shortin e ardhshëm.
Në Ligën C janë 16 ekipe të ndara në katër vazo. Në vazon e parë janë ekipet e renditura nga pozita e 33-të deri te e 36-ta. Në vazon e dytë janë ato nga pozita e 37-të deri në të 40-tën. Vazo e tretë përbehet nga pozitat 41 deri në 45 dhe vazo e katërt nga pozitat 45 te 48.