F.B.
Ekipi kosovar i xhudos i rikthehet garave evropiane, ku tani do të merr pjesë në Grand Prixin e radhës që zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Katër xhudistë do ta përfaqësojnë Kosovën në Grand Prixin e Zagrebit, që zhvillohet nga data 18 deri më 20 gusht.
Kosovën e përfaqësojnë Flaka Loxha (kategoria deri në 57 kilogramë), Loriana Kuka (kategoria deri në 70 kilogramë), Akil Gjakova (kategoria deri në 73 kilogramë) dhe Dardan Cena (kategoria deri në 73 kilogramë).
Në këtë garë marrin pjesë xhudistë nga pesë kontinente, 83 shtete – gjithsej 530 garues.
Së bashku me xhudistët tanë është edhe ekipi i trajnerëve i përbërë nga Driton Kuka, Majlinda Kelmendi dhe Fatos Tabaku.
Flaka Loxha – kategoria deri në 57 kilogramë – ndeshet nesër
Loriana Kuka – kategoria deri në 70 kilogramë – ndeshet të shtunën
Akil Gjakova – kategoria deri në 73 kilogramë – ndeshet të shtunën
Dardan Cena – kategoria deri në 73 kilogramë – ndeshjet të shtunën