F.B.
Kosova fiton ndaj Maqedonisë së Veriut, shkëlqen Biqkaj!
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore të thellë përballë Maqedonisë së Veriut me rezultat 3:0.
Kryesore në këtë takim ishte futbollistja Kaltrina Biqkaj që arriti të shënonte dy golla dhe të dhuronte një asistim për Mehmetin.
Pas kësaj fitore rënditet në pozitën e dytë me gjashtë pikë ndërsa në pozitën e parë gjendet Latvia po ashtu me gjashtë pikë.