F.B.
Kosova ka arritur të shënojë fitore bindëse ndaj Zvicrës në ndeshjen hapëse të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.
“Dardanët” triumfuan 76:49 ndaj helvetikëve, në një ndeshje të përgatitur jashtëzakonisht mirë nga trajneri Rami Hadar.
Kosova ishte e jashtëzakonshme në të gjitha aspektet, duke mos e vënë në pikëpyetje asnjëherë fitoren.
Çereku i parë ishte më i barabarti, ndërsa në tre të tjerër, Kosova “shpërtheu” me performancë.
Ndeshja e radhës e Kosovës është me Danimarkën, teksa nga tri ekipet vetëm një skuadër kualifikohet tutje.