F.B.
Pas rrugëtimit muzikor në dhjetëra shtete, Kori “Siparantum” do të rikthehet me një koncert në Kosovë.
Sipas njoftimit ngjarja do të ndodh më 5 qershor në Kishën Katolike “Shën Ndou”, teksa ata kanë premtuar përvojë të pasur artistike për publikun.
“Pas një sezoni të suksesshëm me performanca në Belgjikë, Suedi, Austri, Poloni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kori Siparantum rikthehet në vendlindje për të prezantuar punën dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftim.
Sa i përket programit, Kori ka paralajmëruar vepra nga kompozitorë të njohur kosovarë dhe ndërkombëtarë, që nga periudha e Rilindjes deri tek muzika bashkëkohore.