F.B.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca do të udhëtojë sot për në Francë për vizitë zyrtare, bashkë me kabinetin e tij.
Shefi i Kabitetit, Ilir Kërçeli, në një postim në Facebook, ka njoftuar se Konjufca do të takohet me kryetaren e Asamblesë Kombëtare, Yaël Braun-Pivet, kryetarin e Senatit Francez dhe me zyrtarë të tjerë të shtetit francez.