Në përkujtimin e 24-vjetorit të masakrës së Rezallës në Skënderaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca,deklaroi se në vend që Serbia të gjykohej për gjenocidin ndaj popullit shqiptar, sot është Kosova që ndodhet e ulur në bankat e drejtësisë.
Ai tha se e githa kjo nuk është asgjë tjetër, përveç padrejtësi.
“Kjo masakër së bashku me gjithë masakrat e kryera nga aparati shtetëror e ushtarak i Serbisë e përbëjnë gjenocidin që ky shtet e ka ushtruar mbi popullin e Kosovës”, tha kryekuvendari Konjufca.
Sipas tij, të vrarët e masakruarit po përkujtohen në kohën kur nuk është Serbia ajo që po gjykohet dhe ta marrë dënimin e merituar, me gjithë ata kriminelë lufte që i mban brenda.
‘Por është pikërisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, vetë Kosova është e ulur në bankën e drejtësisë, dhe kjo nuk mund të përjetohet ndryshe veç si padrejtësi”, tha ai.