F.B.
Kuvendi i Kosovës e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës në përvjetorin e 28-të.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit janë krime që nuk vjetrohen kurrë. “Shpresoj që kriminelët të marrin dënimin e merituar një ditë”, tha ai.